Kujdesi ndaj klientëve

Faleminderit që keni zgjedhur NOTAbrillant për të bërë blerjet tuaja. Nëse keni ndonjë pyetje lidhur me procesin e blerjes, pagesat, transportin, ose çështje të tjera lidhur me dyqanin tonë ju lutemi shikoni pyetjet dhe përgjigjet më poshtë.

NOTAbrillant ka qenë një emër i besuar në industrinë e dekorimit të shtëpive që nga viti 1966. Me një trashëgimi të pasur që përfshin mbi pesë dekada, ne jemi vendosur si një destinacion kryesor për qilima dhe perde të cilësisë së lartë në Kosovë. Angazhimi ynë ndaj mjeshtërisë, kënaqësisë së klientit dhe dizajnit të përjetshëm na ka bërë një emër të njohur për breza.

Historia jonë:
E themeluar në vitin 1966, NOTAbrillant filloi si një biznes i vogël familjar në zemër të Kosovës. Me kalimin e viteve, përkushtimi ynë ndaj përsosmërisë dhe një fokus i palëkundur në nevojat e klientëve çuan në rritje të qëndrueshme. Sot, ne jemi krenarë që kemi tre lokacione të lulëzuara të vendosura në mënyrë strategjike në mbarë Kosovën, duke i shërbyer një klientele të ndryshme.

Lokacionet:
NOTAbrillant operon me krenari nga tre lokacione të përshtatshme në mbarë Kosovën. Në Prishtinë, Gjilan dhe Prizren

Cilat janë mundësitë e pagesave?

– Paguaj me para në dorë
– Paguaj me transfer bankar
– Paguaj me këste (TEB Starcard)
– Paguaj me POS (ProCredit Bank)
– Paguaj me kartelë online

Si bëhet pagesa me këste?

– Gjatë pranimit të porosisë duke përdorur POS (Raiffeisen bonus kartelë dhe TEB starcard)

Me çfarë valuta mund të bëj pagesën?

Pagesat me para në dorë pranohen vetëm me euro, ndërsa pagesat përmes bankës me valuta tjera nuk paraqesin ndonjë problem.

Pagesa më është refuzuar, çfarë duhet të bëj?

Ju lusim që të kontaktoni me kujdesin ndaj klientit duke klikuar në butonin në anen e djathtë poshtë në mënyrë që të shqyrtohet rasti së bashku me stafin teknik, përkatësisht, nëse problemi është te platforma e NOTAbrillant apo e bankës përkatëse.

A mund të bëj pagesën e produkteve gjysmë me para në dorë dhe gjysmë me këste gjatë pranimit të porosisë?

Po, mjafton që kërkesa juaj për pagesë me këste dhe para në dorë të jetë e shënuar në komentin e porosisë suaj.

Si mund të realizohen blerje në këtë faqe?

Procesi i blerjeve të pajisjeve teknologjike është shumë i thjeshtë. Pasi ta keni hapur faqen me përmbajtjen e specifikave të produktit, ju duhet të klikoni në hapësirën “Shto në shportë” dhe të vazhdoni me procesin e blerjes nëpërmjet butonit “Bëje porosinë”.

Si mund ta bëj porosinë?

Porosinë mund ta bëni:

1. Duke shkuar tek faqja e produktit.

2. Shtypni butonin “Blej Tani” dhe jepni të dhënat tuaja.

Si ta shfrytëzoj kodin promocional?

Aplikimi i i kodit promocional si përdorues i regjistruar mund të bëhet kur produktin e vendosni në shportën tuaj, ndërsa aplikimi i kodit promocional pasi ti plotësoni shënimet personale dhe para shënimeve te pagesës.

A mund të bëj porosi përmes telefonit, rrjeteve sociale apo live chat?

Porositë mund të bëhen vetëm përmes faqes sonë të internetit nota-brillant.com. Në rast se keni pengesa gjatë procesit të porosisë, ju lusim të kontaktoni kujdesin ndaj klientit në mënyrë që t`ju ofrohet ndihmë teknike.

A mund të blej në emër të kompanisë?

Patjetër, ne ju lëshojmë edhe faturë të rregullt për porosinë që bëni, mjafton të shënoni të dhënat e biznesit te të dhënat e porosisë (emrin ligjor të biznesit dhe numrin fiskal). Pas porosisë do t`ju dërgojmë profaturën në email, ndërsa faturën e rregullt e pranoni bashkë me porosinë tuaj.

Ku mund të gjurmoj porosinë time?

Nëse porosinë e bëni përmes llogarisë suaj, atë mund ta gjurmoni duke klikuar opsionin “Porositë” te profili në NOTAbrillant.com.

Kur anulohen porositë nga NOTAbrillant?

– Nëse për çfarëdo arsye porosia e bërë është e dyshimtë, atëherë bëhet anulimi i porosisë dhe dërgohet një email informues lidhur me anulimin e porosisë.
– Nëse ju kemi thirrur në telefon për të konfirmuar porosinë e bërë dhe nuk jeni lajmëruar, atëherë ajo porosi do të anulohet, ku edhe do të njoftoheni përmes emailit.
– Nëse adresa e shënuar nuk përmban të dhënat e sakta për vendndodhjen tuaj dhe nëse edhe pas kontaktimit nuk ofroni informatat e nevojshme shtesë, atëherë ajo porosi do të anulohet.
– Nëse dy herë është tentuar që t`ju sillet porosia në adresën tuaj dhe nuk keni mundur ta pranoni atë, atëherë ajo porosi do të anulohet.
Nëpër secilin hap që kalon porosia, përdoruesi pranon email për statusin aktual.

Si informohem që porosia ime është procesuar?

Nëpër secilin hap që kalon porosia, përdoruesi pranon email për statusin aktual.

A mund ta kthej porosinë?

Po, porosia mund të kthehet në afat prej 24 orë nga dita kur është blerë produkti, vetëm në gjendjen që është pranuar; me paketim, kupon fiskal dhe të gjithë aksesorët përcjellës.

Kam anuluar porosinë, kur më kthehen paratë (nëse pagesa është bërë online)?

Kompletimi i transaksionit bëhet brenda 5 ditëve të punës, pasi të jetë bërë kërkesa për kthim të mjeteve nga ana jonë.

Kam anuluar porosinë, si mund ta shfrytëzoj kredinë?

Duke bërë porosi të re për çfarëdo produkti që dëshironi brenda platformës përkatëse dhe duke shkruar në koment të porosisë që po shfrytëzoni kredinë ekzistuese në NOTAbrillant.

A mund ta dërgoj porosinë si dhuratë?

Po, mund të bëni pagesën online dhe tek “Adresa e transportit” të vendosni adresën ku duhet të dërgohet porosia.

A është transporti me pagesë në territorin e Kosovës?

Për momentin transporti është falas kudo në Kosovë.

A është transporti me pagesë jashtë territorit të Kosovës?

Transporti ndërkombëtar kalkulohet në faqen e blerjes dhe i shtohet shumës totale.

Nëse bëj porosi në NOTAbrillant, për sa arrijnë produktet?

NOTAbrillant ofron këto mundësi të pranimit të porosive: -Nëse produkti është Tepihë, Aksesorë apo Mbulesa mund të arrijë në adresën tuaj për 1 deri në 3 ditë. -Nëse produkti është Perde, fillimisht duhet të të caktohen detajet teknike, pasi të përcaktohen të gjitha detajet produkti mund të arrijë për 5 deri 10 ditë.
Ju poashtu mund të bëni porosinë dhe pasi që të keni pranuar njoftimin përmes emailit, mund të vini ta merrni porosinë në showroomin tonë sipas orarit të specifikuar në njoftim.

A mund të bëhet transporti jashtë Kosovës?

Po, transporti mund të bëhet në këto vende:
Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Serbi, Gjermani, Zvicër.

Si llogaritet koha e transportit?

Koha e transportit llogaritet nga momenti që porosia juaj verifikohet dhe ju do pranoni emailin që porosia është në procesim, email në të cilin mund t`i shihni edhe datat e vlerësuara për dërgim. *Përjashtim kanë raste specifike të cilat duhet të shqyrtohen nga ekipet tona përkatëse ku do të pranoni email apo thirrje për informacione më të detajuara.

Deri në çfarë ore bëhet transporti?

– Nëse për çfarëdo arsye porosia e bërë është e dyshimtë, atëherë bëhet anulimi i porosisë dhe dërgohet një email informues lidhur me anulimin e porosisë.
– Nëse ju kemi thirrur në telefon për të konfirmuar porosinë e bërë dhe nuk jeni lajmëruar, atëherë ajo porosi do të anulohet, ku edhe do të njoftoheni përmes emailit.
– Nëse adresa e shënuar nuk përmban të dhënat e sakta për vendndodhjen tuaj dhe nëse edhe pas kontaktimit nuk ofroni informatat e nevojshme shtesë, atëherë ajo porosi do të anulohet.
– Nëse dy herë është tentuar që t`ju sillet porosia në adresën tuaj dhe nuk keni mundur ta pranoni atë, atëherë ajo porosi do të anulohet.

A bëni dërgim të porosive ditën e diel?

Po, ditën e diel bëjmë dërgim të porosive.

 

Kur mund të vonohet porosia?

Disa nga arsyet se përse mund të vonohet një porosi janë:
– Adresa nuk është e saktë.
– Nuk është shënuar adresa e plotë.

Çfarë orari të punës keni?

Për çdo pranim apo kthim të porosisë, mund të na gjeni në showroom nga e hëna deri të shtunën në këtë orar 08:00-21:00 dhe të shtunën 09:00-18:00. Ndërsa për çfarëdo të dhëne, pyetje apo kërkesë, ju mund ta kontaktoni kujdesin ndaj klientit në cilindo kanal të komunikimit çdo ditë të javës në oraret si në vijim: 08:00-01:00 (Hëne-Premte), 09:00-01:00 (Shtunë), 11:00-23:00 (Diel).

A transportoni edhe jashtë vendit? Nëse po, ku?

Po, transporti mund të bëhet në këto vende:
Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Serbi, Gjermani, Zvicër.

Nëse porosia vonohet, a mund të vij personalisht ta marr më shpejtë (më herët)?

Të gjitha produktet në NOTAbrillant jan në showroom dhe mund të vini dhe ti merrni brenda orarit të punës.

Shopping Cart